ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë 19 minutes ago
Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj 20 minutes ago
80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti 21 minutes ago
Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm 25 minutes ago
Mbi 600 mijë kubanë kërkojnë të marrin shtetësinë spanjolle 25 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Sulmet kibernetike, Pentagoni paralajmëron përgjigje më agresive

albnews by albnews
27 May, 2023
in Bota
0
Sulmet kibernetike, Pentagoni paralajmëron përgjigje më agresive
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Udhëheqësit ushtarakë amerikanë kanë filluar të zbulojnë detaje të strategjisë së përditësuar kibernetike të Departamentit të Mbrojtjes, ku bëhet thirrje që trupat të “bëjnë fushatë si brenda ashtu edhe përmes hapësirës kibernetike” për të mbrojtur vendin.

Pentagoni njoftoi se në fillim të kësaj jave kishte ndarë një variant të klasifikuar të Strategjisë Kibernetike për vitin 2023 me Kongresin dhe premtoi se do të ofrojë një përmbledhje të paklasifikuar të strategjisë së re në muajt e ardhshëm.

RelatedPosts

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti

Mbi 600 mijë kubanë kërkojnë të marrin shtetësinë spanjolle

Sipas një deklarate të Pentagonit, strategjia e re kibernetike përditëson atë të lëshuar në vitin 2018. Ajo bazohet në përvoja të operacioneve të rëndësishme kibernetike.

Këto operacione përfshijnë rreth 47 dislokime në 22 vende nga një ekip i Komandës Kibernetike amerikane, që së fundmi ishte në Letoni.

Zyrtarët amerikanë thonë gjithashtu kanë mësuar shumë nga përpjekjet e Rusisë për të përdorur sulme kibernetike, si pjesë e sulmit të saj në Ukrainë.

“Departamenti do të maksimizojë aftësitë e tij kibernetike me qëllim parandalimin e sulmeve kibernetike”, tha Departamenti i Mbrojtjes.

Po kështu Pentagoni paralajmëroi se ekipet kibernetike të ushtrisë amerikane “do të bëjnë fushatë brenda dhe përmes hapësirës kibernetike, nën nivelin e konfliktit të armatosur, për të përforcuar përpjekjet për parandalim si dhe duke u krijuar problemeve kundërshtarëve”.

Në përputhje me deklaratat e mëparshme dhe dëshmitë në Kongres nga zyrtarë të lartë të Pentagonit, Strategjia e re Kibernetike e rendit Kinën si kërcënimin kryesor.

“Në rast të një konflikti me SHBA-në, pothuajse me siguri do të shohim që Kina të përdorë operacione agresive kibernetike kundër infrastrukturës sonë kritike dhe pothuajse me siguri do të jetë në gjendje të dëmtojë infrastrukturën kritike”, tha në fillim të këtij muaji, drejtori i Agjencisë amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe atë të Infrastrukturës, Jen Easterly.

Javën e kaluar, kjo agjenci së bashku me FBI-në, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe vende partnere si Australia, Britania, Kanadaja dhe Zelanda e Re lëshuan një paralajmërim lidhur me aktivitetin kibernetik të një aktori të lidhur me Kinën, i njohur si ‘Volt Typhoon’.

Krahas Kinës, Strategjia Kibernetike e Pentagonit identifikon Rusinë, Korenë e Veriut, Iranin, organizatat terroriste dhe ato kriminale si kërcënime serioze për vendin. Pentagoni thotë se strategjia e re plotëson Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për vitit 2023, që u njoftua nga Shtëpia e Bardhë në fillim të këtij viti./ VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

4 December, 2025
Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj

Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj

4 December, 2025
80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti

80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti

4 December, 2025
Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm

Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result