Sulmohet me armë zjarri politikani amerikan

 1,304 total views,  2 views today

Një politikan amerikan nga Kentucky i ka mbijetuar një sulmi me armë brenda selisë së tij, raporton BBC.

Policia ka arrestuar një të dyshuar për sulmin ndaj Craig Greenbergut, kandidat për kryebashkiak të Louisvillet. Sulmi ka ndodhur rreth orës 10:00 me kohë lokale.

Greenberg ka shkruar në Twitter se ai dhe ekipi i tij janë të sigurtë dhe se do të ofrojë më tepër informata.

Sipas Policisë, plumbat kanë prekur rrobat e Greenbergut, mirëpo nuk është plagosur asnjë person.