Supergol dhe gafë, ylli hungarez bën gjithçka në fitoren e Liverpool në FA Cup. Tani e pret Brajan Gruda

albnews
By
1 Min Read

Liverpool fitoi 4-1 ndaj Barnsley në FA Cup, në një ndeshje ku Dominik Szoboszlai bëri gjithçka.

Ylli hungarez realizoi një eurogol në minutën e 9, ndërkohë që në minutën e 40 bëri një gafë brenda zonës dhe i dhuroi golin e nderit futbollistit të ekipit mik.

Golat e tjerë për skuadrën e Liverpool i realizuan Frimpong, Wirtz dhe Ekitike.

Në raundin pasardhës të FA Cup, “Të kuqtë” do të përballen me Brighton të Brajan Grudës.

Share This Article