Superliga e Kosovës do të ketë 10 skuadra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Federata e Futbollit e Kosovës në Kuvendin e Rregullt të Punës, të mbajtur sot, mori vendim që nga stinori 2020/2021, Superliga të ketë vetëm 10 skuadra.

Delegatët e kuvendit e votuan njëzëri këtë propozim dhe një gjë e tillë erdhi për të rritur konkurrencën dhe cilësinë mes skuadrave garuese.

Nga sistemi aktual, dy skuadra do të eliminohen për t’iu përshtatur sistemit të ri nga vjeshta e vitit 2020.

“Të gjitha regjionet dhe të gjitha klubet kanë pranuar që të bëhet Superliga me 10 ekipe”, ka deklaruar për mediat pas Kuvendit, Agim Ademi, kryetar i FFK-së.

Në këtë Kuvend është vendosur që gruas së presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, t’i ndahet një pagë mujore për gjithë jetën, që do të marrë nga FFK-ja.

Share This Article