Tabaku për situatën në PD: Nuk e zgjidh asnjë vendim gjykate. Vullneti i deputetëve i qartë, zgjodhën Bardhin kryetar grupi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se situata brenda PD-së nuk mund të zgjidhet nga asnjë vendim gjykate.

Tabaku u shpreh se sipas saj është faji i vetë demokratëve që duan të transferojnë situatën te mazhoranca, e cila tha ajo,  është e kënaqur me këtë situatë dhe kërkon ta zvarrisë sa më shumë.

Deputetja demokrate shtoi më tej se “dëshira dhe vullneti i deputetëve  ka qenë e qartë për përfaqësimin. Bardhi ka marrë votën e deputetëve që kanë firmosur si shumicë që ai të jetë kryetari i grupit parlamentar”.

“Këtë nuk e zgjidh asnjë vendim gjykate. Është faji jonë që duam ta transferojmë te mazhoranca që është e kënaqur me këtë situatë dhe kërkon ta zvarrisë. Sot mazhoranca ka interes që debatin mos ta ketë me ne, por ne ta kemi me veten tonë.

Dëshira dhe vullneti i deputetëve  ka qenë e qartë për përfaqësimin. Bardhi ka marrë votën e deputetëve që kanë firmosur si shumicë që ai të jetë kryetari i grupit parlamentar. Duhet të shohim fytyrat e ministrave si qeshin që të kuptojmë se beteja jonë e brendshme nuk duhet të bëhet në parlament”, tha ajo ndër të tjera.

Share This Article