Shqiperia dhe Greqia do të rifillojnë sërish negociatat për demilitimin e kufirit detar, teksa Ministri i Jashtëm grek, pritet të vijë së shpejti në Tiranë.
Por, deklarata e kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjerohet me 12 milje, ka shkaktuar reagim në opinionin shqiptar.
Për ish-drejtuesin e administrates detare shqiptare Gazmir Tahiri, duhet të na shqetësojë ratifikimi i marrëveshjes për kufijtë detare midis Greqisë dhe Egjiptit.
Në një lidhje perms Skype në ‘RTV ORA’, ai tha se ka detaje që duhet të alarmojë qeverinë siptare.
Sipas tij, Shqipëria nuk ka pjesë të zonës ekonomike në detin Jon, dhe se mesazhi i Greqisë, është që ne të zgjerojë zonën në detin Adriatik, pasi Jonin e duan për vete.
“Harta në lidhje për zonat ekonomike midis Greqisë dhe Egjiptit ka dy detaje shumë kritike që duhet të na vërë në alarm. Së pari, zona eksluvize ekonomike greke në detin Jon përfundon në Otranto. Shqipëria nuk ka asnjë pjesë të zonës së vet ekskulizve ekonomike në detin Jonn. Mesazhi jepet, shko e shtyhu, zgjeroje zonën tënde në detin Adriatik sa të duash por Joni është i yni. Ky lloj fakti, dokumenti, duhej ta vinte qeverinë shqiptare përpara një alerti, dhe ka detyrimin të araqesë me transparencë, cilat janë koordinatat veriore të kësaj marrëveshjeje, kemi të bëjmë me një dokument nga parlamenti grek. Do shkojë në OKB, dhe do trajtohet në Këshillin e Sigurimit, si marrëveshja me Egjiptin po ashtu edhe me Italinë”, deklaroi Tahiri.
Për Tahirin, diskutime të tila nuk duhet të jenë hermetike, pasi Shqipëria rëndësinë rajonale e ka nga deti.
“Unë nuk di që Shqipëria dhe Greqia po diskutojnë. Di vetëm që para disa ditësh kryeministri grek Mitsotakis deklaroi të drejtën e qeverisë greke për të eskaluar limitin detar të kufjve nga 6 në 12 milje. Në të njëjtën ditë, parlamenti grek miratoi dy marrëveshjet për zonat ekonomike midis Greqisë dhe Egjiptit dhe midis Greqisë dhe Italisë. Në lidhje me negociatat ,me palën shqiptare, nuk është vetëm sot por ka 15 vjet që ka një perde dhe kjo është realisht një teknikë shumë e gabuar. Diskutime të tilla nuk duhet të jenë aspak hermetike. Deti i përket jo vetëm atyre ekspertëve që do marrin pjesë në diskutime por edhe njeriut i fatit më të humbur të Shqipërisë. Shqipëria rëndësinë e tij rajonale e ka nga deti, kështu që diskutimet duhet të jenë transparente”, tha ai.
Tahiri u shreh gjithashtu, se interpretimi i autriteteve shqiptare, se Greqia ka të drejtë të zgjerojë ujërat e saj territorial, është naive ose naive e qëlimshme.
“Interpretimi i autoriteteve shqiptare ishte naive ose naive e qëllimshme. Por, marrja në konsiderate e ishujve në veri të Korfuzit, ka bërë atë që me ekstensionin e ujërave detare të Greqisë në 12 milje, i bie që pjesa që nis nga Lukova deri në Dhërmi, i gjithë bregdeti jonë është me gjërësi 6 milje e gjysëm. Pasi kalon 6 milje e gjysëm, që i thonë 10 kilometra, 10 kilometra në det është si 5pas 10 kilometra edhe pas një cigaresh je subjekt i legjislacionit grek. E gjithë perla jugre e Jonit, ka një bandazh prej 40 miljesh përballë dhe ka një limit prej 6,5-7 milje, ai është i vetmi brez bregdetar që gëzon Shqipëria. Po kalove më tutje je nën legjislacionin e rjes bregdetare greke. Kjo është një situatë serioze ku të dyja palԯt duhet ta marrin seriozisht në Shqipëri”, tha Tahiri.