Tajvani shpreson të nënshkruajë një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe dhe të thellojë bashkëpunimin me qeverinë e kryeministrit të ri, Rishi Sunak.
Këtë i bëri të ditur presidentja, Tsai Ing-wen, ministrit të Britanisë për Tregtinë, Greg Hands, që vizitoi Taipein ditët e fundit.
Tajvani e sheh Britaninë si një partner të rëndësishëm demokratik, por Kina pretendon se Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike është territori i saj dhe kundërshton fuqishëm çdo ndërveprim zyrtar midis ishullit dhe qeverive të huaja.
Kështu, duke besuar se kjo është mbështetje për dëshirën e Tajvanit për t’u njohur si vendi i tij.
Duke takuar ministrin britanik në zyrën presidenciale, Tsai falënderoi Britaninë për mbështetjen e saj afatgjatë për pjesëmarrjen ndërkombëtare të Tajvanit dhe paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit.
“Ne i kushtojmë rëndësi të madhe propozimit britanik për të promovuar një partneritet të zgjeruar tregtar midis Tajvanit dhe Britanisë”, tha presidentja.
“Qëllimi ynë është të forcojmë shkëmbimet reciproke të dobishme ekonomike dhe tregtare midis Tajvanit dhe Britanisë dhe shpresojmë që Tajvani dhe Britania të punojnë së bashku për të promovuar nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe për investime dhe tregti”.
Departamenti i Tregtisë Ndërkombëtare i Britanisë tha se ishte “i kënaqur që ishte në rrugën e duhur” për hyrjen në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor, ose CPTPP, por meqë ende nuk ishte anëtarësuar, nuk mund të komentonte mbi anëtarët e tjerë të mundshëm.
Britania nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, por të dy kanë marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe joformale
Gjithashtu Britania e madhe ka një ambasadë de facto në Taipei.
Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Kinës këtë javë shprehu pakënaqësi për udhëtimin, duke thënë se Britania duhet të ndalojë çdo shkëmbim zyrtar me Tajvanin.