Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, zhvilluan takim pune dhe konstatuan se ekzistojnë bazatë mira për përparim.
Sot pasdite përfundoi takimi i punës në mes të BDI-së dhe LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi”, në të cilin morën pjesë kryetarët Zoran Zaev dheAli Ahmeti dhe Sekretarët partiak, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi.
Takimi u realizua pas dhënies së mandatit të Zoran Zaev nga Presidenti Pendarovski për formimin e Qeverisë me mandat katërvjeçar.
Në takimin konstruktiv dhe produktiv që zgjati tre orë janë arriturbazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re evropiane të përkushtuar në integrimet evropiane, nëekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit.
Bisedimet mes dy partive do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në niveltë Sekretarëve partiak.