Të gjitha çiftet çerekfinale dhe orari i ndeshjeve në “Euro 2020”

albnews
By
1 Min Read

Tashmë janë kompletuar të gjitha çiftet në Kampionatin Evropian.

Cerekfinalisti i fundit është Ukraina, që e eliminoi Suedinë.

Belgjikë – Itali do të jetë sfida më interesante në çerekfinale, duke mos përjashtuar edhe ndeshjen me Zvicrës së shqiptarëve dhe Spanjës.

Ceki – Danimarkë është përballja tjetër dhe Anglia – Ukraina.

Faza çerekfinale do të nisë të premten, Zvicra do të përballet me Spanjën nga ora 18:00, derisa Belgjika me Italinë nga ora 21:00.

Kurse të shtunën do të përballen Çekia me Danimarkën ora 18:00 dhe Anglia me Ukrainën nga ora 21:00.

Share This Article