ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën 7 hours ago
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë 10 hours ago
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë? 11 hours ago
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 11 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Të huajt që kanë gjetur “parajsën” në Shqipëri

albnews by albnews
3 November, 2021
in Albania
0
Të huajt që kanë gjetur “parajsën” në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një kohë ku shumë të rinj braktisin Shqipërinë  për një jetë më të mirë nëpër botë, rrëfimet e tre të huajve që jetojnë në vendin tonë  na provojnë të kundërtën.

Ata kanë ndërtuar jetët e tyre në Shqipëri, dhe shprehen më se të  kënaqur nga vendi ynë, nga mundësitë që u janë ofruar dhe nga mikpritja shqiptare.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Të tilla janë historitë e suksesit të Tugayt nga Turqia, të Allas nga Rusia dhe të Robertës nga Italia.

Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, ata rrëfejnë për eksperiencat e tyre në Shqipëri, për vështirësitë me të cilat u përballën në fillim dhe për përshtypjet që i kanë lënë shqiptarët.

Alla Simacheva nga Moska e Rusisë ka 12 vite që jeton në vendin tonë. Ajo është trajnere jete (life coach) dhe thotë se arsyeja që erdhi në Shqipëri ishte dashuria, pasi ajo u martua me një shqiptar ( me të cilin tashmë janë ndarë).

“Kam 12 vite këtu. Arsyeja që erdha këtu ishte martesa me një shqiptar, e cila tashmë është përfunduar. Dashuria me Shqipërinë vazhdon. Unë këtu kam punën time“, u shpreh Alla.

Ndër të tjera ajo thotë se eksperienca e saj e parë me Shqipërinë ishte tronditëse, pasi kushtet në Shqipëri 12 vite më parë nuk ishin siç janë sot.

“Nuk kisha dëgjuar asgjë për Shqipërinë. Vetëm vendndodhjen dija. U shokova në fillim kur erdha, sepse aeroporti ishte i vjetër. Gjërat e vjetra ishin të prishura”, tha Alla.

Biznesmeni turk, Tugai Atic jeton prej 6 vutesh në Shqipëri dhe thotë se vendi ynë ka shumë të përbashkëta me Turqinë.

“Kisha dëgjuar shumë gjëra për Shqipërinë. Vetëm gjuha është ndryshe, kultura është njësoj. Jemi shumë afër si vende. Më pëlqen shumë Shqipëria. Para 5 dhe 6 vitesh ishte më mirë tregu dhe thashë pse mos sjell diçka nga Turqia në Shqipëri”, u shppreh Tugay.

Ai thotë se i pëlqen shumë muzika shqiptare.

“Më pëlqen shumë muzika shqiptare. Noizy i preferuari im, edhe Ledri Vula.”

Sigurisht biznesmeni turk thotë se vajzat shqiptare janë shumë të bukura.

“Gocat shqiptare janë shumë të bukura. Njerëzit shikojnë telenovelat turke dhe thonë që turket janë të bukura , por duhet të shikoni nëpër rrugë dhe lagje. Në Shqipëri gocat ne fshat janë shumë të bukura”, tha  Tugay.

E kënaqur shprehet nga jeta në Shqipëri edhe dermoestetistja italiane , Roberta Zaninoni e cila jeton në Durrës prej 9 vitesh. 

“Gati 9 vite. Jetoj në Durrës, në det. Unë kam ardhur për dashurinë. Kam burrin italian, ai kishte punën këtu prandaj erdhëm. Në fillim nuk dija. Goca ime nuk donte. Isha mërzitur shumë. Por për familjen thash do bëj një sakrificë. Jam e kënaqur në Shqipëri. Kam shoqëri shumë të mira këtu, plus puna ime më ka lidhur këtu. Për mua shtëpia është Durrës. Për shqiptarët  bananet ishin 200 lekë, për mua 400 lekë. Pra racizëm portofoli.  Unë kam më shumë miq shqiptarë”, u shpreh italiania.

Ajo çka e ka habitur për kulturën shqiptare është  se shqiptarët rrinë shumë orë në kafe, dhe se i kushtojnë shumë rëndësi argëtimit.

“90% e jetës tonë  është puna  10% është argëtim,  dhe këtu është ndryshe. Ku punojnë gjithë këta njerëz që i shihja në kafe në orën 10“, tha Roberta./Ora News/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

20 September, 2025
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

20 September, 2025
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

20 September, 2025
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result