Parku Kombëtar Mali i Tomorit mbetet një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj si dhe për të apasionuarit e maleve.
Këtë fillim viti, mali i Tomorit ka patur vizitorët e saj për të eksploruar bukuritë natyrore që të ofron ky park i jashtëzakonshme turistik.
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat ka publikuar foto ku një grup të rinjsh u ngjitën në majën jugore të Malit të Tomorit.
Lodhje dhe sakrifica e ecjes në dëbore, nuk është asgjë përpara kënaqësisë që që të jep bukuria e Tomorit.
Parku Kombëtar Mali i Tomorit ka një sipërfaqe 24 723 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Ky park shtrihet në 2 qarqe të mëdha si ai i Beratit dhe ai i Elbasanit.
Parku Kombëtar i Tomorit përbëhet nga 12 monumente natyrore, 2 biomonumente, 10 gjeomonumente si dhe 125 burime natyrore të cilët befasojnë turistët.
Parku ka kryesisht pyje ahu, pisha si dhe ka kullota alpine, që ndodhen në lartësinë 1000 deri 2000 metra mbi nivelin e detit./ATSH/