Tensionet në veri të Kosovës, ku komuniteti serb sulmoi forcat e KFOR-it dhe gazetarëve gjatë protestave, ka sjellë reagimin e ashpër të eurodeputetit austriak, njëherësh kryetari i Partisë së Gjelbër Europiane, Thomas Waitz.
Situatave të tensionuar në veri të Kosovës, eurodeputeti i a vë fajin retorikës përçarëse dhe nacionaliste që presidenti serb, Vuçiç ka bërë prej vitesh.
Duke dënuar dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, eurodeputeti Waitz thekson se Partia Popullore Evropiane duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Vuçiçin dhes e BE është në diskutime për të ngrirë negociatat për anëtarësimin e Serbisë.
“Sulmet e djeshme ndaj gazetarëve dhe KFOR nga serbët etnikë në veri të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme. Përshkallëzimi duhet të përfundojë menjëherë. Këto përshkallëzime janë rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit dhe retorikës përçarëse. Edhe ushtarët dhe gazetarët e KFOR-it janë bërë objektiva të kësaj gatishmërie për dhunë.
I dënoj sulmet në terma më të fortë. Partia Popullore Evropiane (EPP) duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiçin, kundër të cilit po zhvillohen protesta masive aktualisht në Serbi. BE është në diskutime për të ngrirë negociatat për anëtarësimin e Serbisë”, shkruan Waitz.
Eurodeputeti i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ulen në tavolinën e dialogut dhe të mendojnë për zgjidhej afatgjata në shërbim të të dy vendeve.
“Kriza e fundit në veri të Kosovës mund të hutojë Vuçiç nga problemet që ka brenda Serbisë, por nga kjo nuk do të përfitojë as Serbia dhe as Kosova në terma afatgjatë. Kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën në veri të Kosovës dhe që të dyja palët të kthehen në tavolinën e dialogut”, shkruan eurodeputeti.
Protestat e djeshme u tensionuan ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të KFOR-it, duke lënë 30 ushtarë të plagosur, veprim që u dënua nga Perëndimi.
Tensionet në veri u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës hyri në komunat me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, për të vendosur kryetarët e rinj shqiptarë në këto institucione, të cilët komuniteti serb atje nuk i njeh.