Elefantët kanë ngjallur gjithnjë kureshtjen e shkencëtarëve për faktin se rrallë preken nga kanceri dhe sipas një studimi të ri, përgjigjja mund të gjendet në testikujt e tyre.
Ndryshe nga njeriu dhe gjitarët e tjerë tokësorë, testikujt e elefantëve nuk ndodhen jashtë trupit të tyre. Përkundrazi, ndodhen pranë veshkave.
Temperaturat e ulëta janë thelbësore për pjellorinë sepse rritja e tyre mund të dëmtojë spermën ndaj kjo përshtatje e elefantëve është e habitshme sepse temperatura e trupit të tyre arrin më shumë se 40 gradë Celsius.
Përveç kësaj, janë gjitarët më të mëdhenj në tokë çka e rrit rrezikun e kancerit. Në çdo ndarje qelizore ekziston mundësia e një mutacioni që mund të çojë në kancer. Sa më e madhe kafsha, aq më shumë qeliza dhe si pasojë, më shumë rrezik.
Për të mposhtur mutacionin, organizmi ka një gjen specifik. Njeriu ka vetëm një kopje të gjenit. Elefantët kanë 20.
Shkencëtarët besojnë se mbrojtja e tyre e lartë ndaj kancerit është rezultat i ‘testikujve të nxehtë’. Rreziku për një mutacion gjenetik në spermë me një temperaturë të lartë është shumë i madh ndaj për të mbrojtur aftësinë riprodhuese dhe mbijetesën e gjeneve të tyre elefantët kanë zhvilluar çiftet shtesë të gjeneve që të mund të mbijetojnë.
Tek njerëzit, risku i kancerit rritet me moshën për shkak se qelizat nuk janë më aq të sakta në shumim./tvklan.al