“Ti flet gjuhën serbe”, Vuçiç përplaset me presidentin malazez në GLOBSEC 2024, ja si i përgjigjet Milatoviç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një “përplasje” ka ndodhur dje në panelin e Forumit të sigurisë GLOBSEC 2024 mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Malit të Zi.


Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç shprehet se gjuhët e folura nga popujt sllavë, janë në thelb e njëjta gjë.

Ky moment është shfrytëzuar nga homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka kërkuar ta monopolizojë gjuhën e folur nga këto popuj për vendin e tij, duke këmbëngulur se gjuha e folur prej tyre është gjuha serbe.

Milatoviç ka tentuar të kaloj një moment të tillë të sikletshëm me elegancë, por se Vuçiç nuk ka hequr dorë nga e tija duke vijuar të përsërisë pretendimin se gjuha e folur është gjuha serbe.

Pjesë nga diskutimi:

Milatoviç: Të gjithë ne në thelb flasim të njejtën gjuhë

Vuçiç: Gjuhën serbe, ju flisni gjuhën serbe

Milatoviç: Po, është në anën linguistike e njejta gjuhë, shumë njerëz e quajnë ndryshme

Vuçiç: Por ajo është gjuhë serbe

Share This Article