Tifozët e Evertonit nuk e kanë pranuar edhe aq mirë humbjen nga rivali lokal, Liverpool.
Toffes u mposhtën në “Anfiel Road” me rezultat 2-0 nga The Reds, por që përkrahësit e tyre nuk e pranuar me sportivitet.
Ndërsa nuk ia dolën t’i mposhtin në fushë, atëherë tifozët miq u kujdesën që të mos largoheshin duarbosh nga Meresyside Derby.
Tashmë pamjet janë publikuar në internet dhe aty shfaqën shkatërrime që kanë bërë mbështetësit e Evertonit derisa po largoheshin nga stadiumi i Liverpoolit.
Televizorët e thyer dhe banjot e shkatërruara, janë vetëm disa nga gjërat që kanë dëmtuar tifozët vendas.
Besohet se edhe ulëset në stadium janë demoluar nga persona që nuk e kanë pranuar humbjen, dhe për këtë Evertoni pritet të fillojë hetimet dhe t’i ndëshkojë personat përgjegjës.