Në vitin e Qytetit Europian të Sportit, Tirana po gëlon nga aktivitetet sportive. Kryeqyteti shqiptar mikpriti për herë të parë Kampionatin Botëror të Mundjes për të rinjtë deri në 23 vjeç, ku morën pjesë mbi 1100 mundës dhe trajnerë nga 60 vende të botës.
I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se në vitin e Qytetit Europian të Sportit, kryeqyteti ka pritur më shumë se një mijë aktivitete sportive.