Topalli e Ethemi realizojnë në fitoren e Istanbulsporit

albnews
By
1 Min Read

Istanbulspor triumfoi 3:2 ndaj Menemensporit në ligën e dytë turke. Për fitoren e vendasve realizuan dy futbollistë shqiptarë.

Fillimisht, realizoi Valon Ethemi në minutën e 37-të, ndërsa dyfishoi rezultatin Jetmir Topalli në të 37-n. Ish-futbollisti i Ballkanit asistoi te goli i tretë i Yilmazit në fund të ndeshjes, që ishte edhe goli i fitores për skuadrën e tij.

Topalli ka dy gola dhe tri asistime pas 11 ndeshjeve këtë sezon.

Te Istanbulspori paraqitet edhe Kristal Abazaj, por këtë ndeshje mungoi për shkak lëndimi.

Share This Article