Tottenham e mposht Man Cityn, Liverpooli e mund Porton

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Son Heung-Min i ka dhuruar Tottenhamit një fitore shumë të rëndësishme minimale kundër Manchester Cityn me një gol në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve në shtëpi.

Son Heung-Min shënoi rreth dhjetë minuta para fundit, duke ia fituar Tottenhamit ndeshjen e parë çerekfinale të martën në Tottenham Stadium në Londër.

Fakti se skuadra e Mauricio Pochettinos nuk pranoi asnjë gol në shtëpi dhe shënoi një herë, i jep shpresë të madhe Tottehamit për ta arritur gjysmëfinalen javën e ardhshëm kur udhëton drejt Mançesterit për ndeshjen e kthimit në Etihad.

Kurse Liverpooli ka bërë një hap të madh drejt arritjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur 2:0 Porton në ndeshjen e parë çerekfinale në shtëpi.

Naby Keita dhe Roberto Firmino me dy gola të shpejtë në fillim të takimit ia fituan Liverpoolit ndeshjen e parë çerekfinale kundër Portos të martën në Anfield.

Skuadra e Jurgen Klopp do të udhëtojë drejt Portugalisë me një rezultat shumë të favorshëm, pasi përveç se shënoi dy herë, e ruajti portën e paprekur.

Share This Article