Trazirat në Brazil, Gjykata e Lartë heton Bolsonaron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur të përfshijë ish-presidentin Jair Bolsonaro në mesin e të dyshuarve për sulmin ndaj ndërtesave institucionale të kryera nga mbështetësit e tij më 8 janar.

Kërkesa ishte bërë nga prokurori i përgjithshëm i Brazilit, Augusto Aras, sipas të cilit Bolsonaro mund të ketë nxitur një krim  dhe duhet të përfshihej në hetim.

Kjo vjen disa ditë pasi Bolsonaro postoi një video duke vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale të tetorit.

Duke vënë në pikëpyetje votën “Bolsonaro do të kishte nxitur publikisht kryerjen e një krimi”, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm në një deklaratë.

Kjo është hera e parë që Bolsonaro është akuzuar ndër ata që mund të jenë përgjegjës për trazirat e 8 janarit.

Share This Article