Paris Saint-Germaini ka konfirmuar se tre lojtarë dhe një anëtar i stafit të kësaj skuadre janë testuar pozitivë për koronavirus.
Kampioni i Ligue 1, që u kurorëzua në prill pas anulimit të pjesës së mbetur të edicionit, pritet të kthehet në stërvitje para finaleve të Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës si dhe para vazhdimit të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Thomas Tuchel është në tetë më të mirat e Championsit, që do të përfundojë me një turne në Lisbonë në muajin gusht.
Klubi nuk ka bërë të ditur emrat e lojtarëve të prekur.
PSG-ja të enjten pritet të kthehet në stërvitje, në grupe të vogla të lojtarëve.