Trump: Nëse humbi zgjedhjet, ndoshta do të duhet të largohem nga vendi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë tubimit të tij të fundit presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë një deklaratë, e cila i ka habitur të gjithë.

Trump tha se nëse humbet në zgjedhjet që do të mbahen muajin e ardhshëm ndaj demokratit, Joe Biden mund të largohet nga vendi.

Në një tubim në Georgia, Trump  tha se nëse humbet zgjedhjet ai nuk do të ndihet mirë e për këtë do t’i duhet të largohet nga vendi. Më tej ai tha se kjo është gara kundër kandidatit më të keq në historinë e politikës dhe kjo do ta bënte të ndihej në presion.

“A mund ta imagjinoni nëse do të humbas, çfarë do të bëj? Unë do të jem i detyruar të them se kam humbur ndaj kandidatit më të keq në historinë e politikës. Ndoshta do të duhet të largohem nga vendi, nuk e di”, tha Trump.

Share This Article