ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 9 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 9 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 9 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 10 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Trump paraqet mocion, kërkon skualifikimin e gjykatëses në çështjen federale për zgjedhjet

albnews by albnews
12 September, 2023
in Bota
0
Trump paraqet mocion, kërkon skualifikimin e gjykatëses në çështjen federale për zgjedhjet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-Presidenti Donald Trump paraqiti një mocion të hënën duke kërkuar skualifikimin e gjykatëses Tanya Chutkan nga çështja penale ku ai akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Zoti Trump, kandidati kryesor për të marrë emërimin e partisë republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, tha muajin e kaluar se planifikonte të kërkonte zëvendësimin e gjykatëses Chutkan si dhe zhvillimin e gjykimit në një vend tjetër. Ish-Presidenti Trump argumentoi në mocion se deklaratat e mëparshme të gjykatëses Chutkan, që duket se i referohen rolit të tij në ndikimin e trazirave në ndërtesën e Kongresit më 6 janar 2021 nga mbështetësit e tij, ngrenë pikëpyetje në lidhje me paanshmërinë e saj në këtë çështje.

Deklarata gjyqësore thekson një vërejtje nga gjykatësja Chutkan gjatë një seancë dëgjimore të vitit 2022 për një të pandehur lidhur me trazirat e Kapitolit, në të cilën ajo sugjeroi se protestuesi ishte i motivuar nga “besnikëria e verbër ndaj një personi, i cili, meqë ra fjala, mbetet i lirë edhe sot e kësaj dite”, thuhet se ishte shprehur gjykatësja.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Avokatët e zotit Trump argumentuan se komenti tregonte besimin e gjykatëses se zoti Trump “duhet të ndiqet penalisht dhe të burgoset”. Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ngriti akuza ndaj ish-Presidentit Donald Trump për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, që rezultuan në protestën e dhunshme të përkrahësve të tij ndaj Kapitolit.

Kjo është një nga katër çështjet penale me të cilat përballet zoti Trump ndërsa kandidon për të marrë emërimin republikan për zgjedhjet e vitit 2024. Ai ka thënë se është i pafajshëm për të gjitha akuzat. Zoti Trump e ka kritikuar shpesh gjykatësen Chutkan që kur ajo u caktua për të kryesuar çështjen në gjykatën federale të Uashingtonit. Gjykatësja Chutkan, e emëruar nga ish-Presidenti Barack Obama, hodhi poshtë kërkesën e zotit Trump në vitin 2021 në një çështje civile që ai ngriti në përpjekje për të mbrojtur të dhënat e tij në Shtëpinë e Bardhë nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi trazirat në Kapitol. Në arsyetimin e vendimit të saj, gjykatësja Chutkan shkroi mes të tjerash: “Presidentët nuk janë mbretër dhe Paditësi nuk është President”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result