Trump: Sa më parë një marrëveshje Serbi-Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar urimet e tij presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë.

Në të, përveç urimeve, Trump i ka kërkuar Vuçiçit arritjen sa më parë të një marrëveshjeje me Kosovën që, sipas tij, duhet të jetë me njohje të ndërsjella.

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje të përkushtimit tuaj në thellimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën”, shkruan Trump.

”Mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve. Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do të ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euroatlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë”, shton presidenti amerikan, Donald Trump.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply