Turi Ballkanik, Rama mbërrin në Serbi, takohet me Presidentin Vuçiç

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbi pasditen e kësaj të premte (7 korrik), ku do të përmbyllë turin e tij 2 ditor në Ballkan.

Kryeministri Rama ka zhvilluar edhe një takim me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në rezidencën Mir, ndërsa dy liderët do të zhvillojnë më pas edhe një konferencë të përbashkët për shtyp

Më herët Rama ishte në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi, ndërsa të enjten (6 korrik) kreu i qeverisë shqiptare u ndal në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

Share This Article