Ushtaraku britanik rrëfen torturat në burgjet ruse: Dëgjoja 24 orë në ditë këngen e ABBA

 22,728 total views,  1 views today

Një i burgosur britanik i kapur nga rusët në Ukrainë ka rrëfyer torturat që ka përjetuar gjatë kohës që ishte i zënë rob. Ai ka zbuluar se e kanë detyruar të dëgjonte grupin suedez “ABBA”, 24 orë në ditë.

Sipas mediave britanike, Shaun Pinner, 48 vjeç, i cili u lirua në një shkëmbim të burgosurish të organizuar nga Arabia Saudite, tha se u godit me thikë, me elektricitetet dhe u detyrua të dëgjonte kolonën zanore të “Mamma Mia”.

Atij gjithashtu iu dha vetëm bukë dhe ujë të pistë për të mbijetuar.

Pasi u dënua me vdekje nga gjykatat ruse në qershor, Pinner u transferua në një qeli tjetër, por tortura muzikore vazhdoi.

“Kushtet ishin më të mira, por ata ende luanin muzikë – dhe këtë herë ishte Believe nga Cher”, tha ai për The Sun.

“Kishim ditët tona të errëta dhe unë qava shumë. Na u desh të mbështetemi pas një lloj shprese dhe kështu mbijetova”.

“Gjashtë muajt e fundit kanë qenë ditët më të këqija të jetës sime. Nuk dua të dëgjoj më kurrë një këngë ABBA ose të shoh një copë bukë. Unë thjesht jam shumë me fat që jam në shtëpi”.

Pinner tani është kthyer në shtëpi me familjen e tij në Potton, Bedfordshire.

Nëntë të burgosur të tjerë të huaj u liruan gjithashtu në marrëveshjen e fshehtë midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë Aiden Aslin, 28 vjeç, i cili tha se ishte therur me thikë, rrahur dhe detyruar të dëgjonte këngët sovjetike.