Hoxha: Premtimi për grafën etnike në letërnjoftime do të realizohet

 541 total views,  1 views today

Ministri i Bujqësisë, njëherit edhe sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, në një intervistë për “Kanal 5”, ka folur rreth situatës politike dhe sferën e bujqësisë.

I pyetur në lidhje me premtimin e Lëvizjes Besa për grafën etnike në letërnjoftime, Hoxha deklaroi se kjo do të realizohet, duke shtuar se nuk ka “fërkime” brenda koalicionit në lidhje me këtë çështje.

“Premtimi për grafën etnike në letërnjoftime do të realizohet, nuk kemi ndonjë përplasje për këtë çështje me partnerin e koalicionit”, tha Hoxha.

Në lidhje me rezolutën e OBRM-PDUKM-së, ai tha se i respektojnë vijat e kuqe maqedonase, por shtoi se rezoluta nuk do të sjellë asgjë të mirë për eurointegrimet e shtetit.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •