Vdes gjeni i futbollit, Maradona

 4,098 total views,  1 views today

Mediat argjentinase kanë raportuar se ka vdekur Diego Armando Maradona, në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi kardiak gjatë ditës së sotme.

Gazetat argjentinase Clarin dhe Ole raportojnë se fituesi i Kupës së Botës mëngjesin e së mërkurës në kohë lokale, ka pësuar një arrest kardiorespirator dhe ka vdekur në qytetin Tigre, transmeton KOHA.

Së fundmi Maradoni i ishte nënshtruar një operacioni për të hequr një mpiksje gjaku nga truri, pas një rrëzimi.

Tashmë janë publikuar disa foto të ambulancës jashtë shtëpisë së Maradonas.

Pas operacionit kishte staf mjekësor në shtëpinë e tij për t’ia kontrolluar gjendjen.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •