Vdesin dy gra, policia i cilëson si vdekje të dyshimta

albnews
By
1 Min Read

Dy gra janë gjetur pa shenja jete në Mitrovicë, ku policia i ka cilësuar si vdekje të dyshimta.

Siç bën të ditur policia, viktima e parë është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Ndërsa, vdekjen e viktimës së dytë e ka konstatuar mjeku kompetent, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Share This Article