Vetëm dy deputetë të opozitës në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj: E keni bërë si burg! Gjergji: I keni mbyllur kolegët në ashensor, turp!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve kanë marrë pjesë vetëm dy deputetë të opozitës.

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Bebi Gjergji

Në videon e publikuar nga deputetja Gjergji dëgjohet teksa kjo e fundit e quan si të turpshme qëndrimin e Kuvendit, ndërkohë që shton se “deputetët janë lënë jashtë dhe disa të tjerë janë mbyllur në ashensor”.

“Deputetët janë jashtë, i keni mbyllur në ashensor brenda! Nuk lejohet të futet në mbledhje Gazment Bardhi, të cilin e keni ftuar! Buxheti është një turp që e diskutoni pa opozitën prezent.

Po mohet e drejta e fjalës! Turp!”- shprehet kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë.

Ndërkohë që nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në shenjë proteste ka qëndruar në këmbë, ndërsa dëgjohet të thotë se e keni shndërruar në “burg” Kuvendin.

Share This Article