Vettingu i politikanëve, Basha: Ta pastrojmë politikën nga ata që pasuruan veten

albnews
By
1 Min Read

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë dhe për pastrimin e politikës nga të gjitha ata njerëz që kanë abuzuar me besimin e qyteterave duke pasuruar veten.

Basha shkruan në Twitter se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet Vettinguit në politikë.

Mesazhi i plotë i kreut të opozitës:

“Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërise, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish. #vettingnëpolitikë”.

Share This Article