Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur pronari 62-vjeç i një dyqani arrin me sukses të parandalojë tentim plaçkitjen – duke e goditur hajni në fytyrë.
Billy Maher, intervenoi menjëherë kur pa burrin me hanxhar në dorë në lokalin e tij në Cambridsgeshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.
Maher ndjeu nevojën se duhet të reagojë, kur pa se njëri nga kolegët e tij u rrëzua duke tentuar të neutralizojë hajnin.
Ata bashkuan forcat dhe arritën të zmbrapsin hajnin, të cilin e qëlluan disa herë dhe e detyruan të largohet duarthatë.
Nga inati që nuk arriti të vjedh as edhe një qindarkë, hajni nga jashtë goditi derën e xhamit me çekiç, ku për fat të mirë nuk është lënduar askush.