Në një postim në Facebook, Kim shkruan se kongresmeni ka qëndruar dy ditë në Tiranë, më 18 dhe 19 gusht. Më pas ai është takuar dhe me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi si dhe ka vizituar bazën ajrore të Kuçovës.
Kongresmenin amerikan Mike Quigley i cili përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois ka mbërritur në Shqipëri. Quigley është pritur nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Në një postim në Facebook, Kim shkruan se kongresmeni ka qëndruar dy ditë në Tiranë, më 18 dhe 19 gusht. Më pas ai është takuar dhe me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi si dhe ka vizituar bazën ajrore të Kuçovës.
“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasadoren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për ta modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s”, shkruan ambasada e SHBA-ve në Facebook.