“Vjosa Park Kombëtar Tani” mbërriti në Milano. Slogani i shkruar në gjuhën angleze zuri vend në sheshin e Duomos.
Ideja u realizua nga disa aktivistë të Patagonia Milan, të cilët kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa.
Organizata Save the Blue Heart of Europe (Ruaj Zemrën Blu të Evropës) në faqen zyrtare në facebook paralajmëron se një banderolë e tillë do të shpaloset brenda kësaj jave edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë.
Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.