ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse 3 hours ago
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk) 3 hours ago
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur 4 hours ago
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës 4 hours ago
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

VOA analizon përplasjen në mes Bashës dhe Berishës

albnews by albnews
16 January, 2022
in Albania
0
“Lufta” brenda llojit, Berisha sot protestë para PD, Basha e pret me dyert mbyllur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ish Kryeministri Sali Berisha u përballën përsëri sot në distancë pas ngjarjes së dhunshme të 8 janarit përpara selisë së Partisë Demokratike në Tiranë.

Ndërsa ish Kryeministri Berisha, i përjashtuar tashmë nga partia që ai themeloi 30 vite më parë, deklaroi nga mitingu në qytetin e Shkodrës nisjen e takimeve me qytetarët dhe vazhdimin e revolucionit paqësor, të nisur me foltoret e organizuara prej tij pas shpalljes non grata nga qeveria amerikane, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh nga Fieri për një aleancë qytetare me demokratët duke parë nga e ardhmja.

RelatedPosts

28 Nëntori, zhvillohet ceremonia shtetërore! Nderim për 113-vjetorin e Pavarësisë

Lidhje me Sacra Corona Unita, si operonte grupi shqiptar i trafikut të drogës, kokaina ‘Bugati’ nga Amerika Latine

Vjosa Osmani uron 28 Nëntorin: Historia jonë është shkruar me gjak

“Nga Fieri oshëtin sot mesazhi i demokratëve: “Zgjedhim të ardhmen”. Zgjedhim të ardhmen jo thjeshtë dhe vetëm për veten tonë, për partinë tonë, për familjen tonë politike, që i dha shpresë Shqipërisë në ditët e errëta të diktaturës, por zgjedhim të ardhmen për vendin tonë, për familjet tona, për Fierin, për Shqipërinë, për shqiptarët kudo që janë”.

Ndërsa ish Kryeministri Berisha u premtoi mbështetësve të tij vazhdimin e asaj, që ai vazhdon t’a quaj revolucion paqësor për rikthimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

“Ky është një revolucion paqësor, por ky është një revolucion i pandalshëm. Demokratët me datën 8 janar nuk kërkonin asgjë tjetër, por atë që do bënte çdo polici e një vendi të lirë. Të nxirrnin nga shtëpia e tyre banditët që kishin pushtuar shtëpinë. Cili është ai qytetar, që shikon shtëpinë e tij të mbushur me banditë dhe nuk lufton për nxjerrjen e bandës nga shtëpia, sidomos kur ajo është bashkë me policinë?”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh i vendosur për të ecur përpara dhe për të forcuar Partinë Demokratike, pas goditjeve të muajve të fundit nga foltoret e organizuara nga ish Kryeministri Berisha dhe sulmi i dhunshëm i 8 janarit ndaj selisë së kësaj partie. Zoti Basha bëri thirrje për bashkimin e demokratëve.

“Vizionin e kemi, vendosmërinë e kemi dhe na e njohin tashmë botërisht të gjithë. Le të qendrojmë të bashkuar, le t’a shtrijmë dorën tonë edhe ndaj atyre demokratëve të manipuluar, që j’a uli kokat 8 janari e t’ju themi: për të gjithë ju që u mashtruat, u manipuluat, u gënjyet, u keqpërdorët, ratë pre e mashtrimeve dhe e gënjeshtrave, ka e do të ketë gjithmonë vend në familjen tonë politike dhe luftën tonë të përbashkët për t’a çliruar Shqipërinë nga regjimi i Edi Ramës”.

Gjatë mitingut në Shkodër me mbështetësit e tij, ish Kryeministri Berisha bëri thirrje për vazhdimin e protestive që kanë qëllim, sipas tij, si rrëzimin e Bashës, ashtu edhe atë të Kryeministrit Rama.

“Se 8 janari është vetëm fillimi. Ju jap fljalën unë ju. Protestat tona nuk ndalen deri në fitoren tonë. Ata, të cilët mbështesin Edi Ramën dhe Lul Bashën për të marrë peng pluralizmin, do të dështojnë”.

Si Basha, ashtu edhe Berisha, vazhduan akuzat ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Rama për trafiqe, korrupsion, vjedhje të votave, shkatërrimin e pluralizmit politik dhe largimin e të rinjve nga vendi. Ata premtuan vazhdimin e takimeve me mbështetësit e tyre në rrethe, duke paralajmëruar kështu thellimin e mëtejshëm të përçarjes mes demokratëve. /VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

28 November, 2025
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

28 November, 2025
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

28 November, 2025
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result