Bota
Vrasja e Tupac, pse çështja u rihap pas 27 vitesh
U deshën 27 vjet për të gjetur fajtorin (nëse është ai). Por çfarë ndodhi dhe si u rihap sërish çështja?
Tupac Shakur është, ndoshta, mishërimi i muzikës rap. Një figurë unike që në 25 vite jetë arriti të bëjë gjithçka duke shkruar historinë e tij unike dhe sot konsiderohet një legjendë e teksteve të repit.
Por jeta e tij u ndërpre papritur dhe brutalisht, kur natën e 7 shtatorit 1996, ai u qëllua me katër plumba nga një Cadillac e bardhë që po kalonte teksa ishte në makinën e tij, si rezultat i së cilës një javë më vonë dha frymën e fundit në Las Vegas.
Deri më sot është folur shumë për vrasjen e Tupac Shakur, megjithatë nuk është arrestuar askush, thashethemet thoshin se një reper famëkeq, Notorious BIG, qëndronte pas të gjithave, pasi sipas policisë së Las Vegas, asnjë dëshmitar nuk donte të bashkëpunonte.
Megjithatë, në orët e fundit gjërat duket se po ndryshojnë. Pra, rreth 27 vjet pas 7 shtatorit të përgjakshëm, kemi fajtorin e parë për vrasjen e reperit më të madh në botë të të gjitha kohërave.
Dhe emri i tij, Dëayne Davis.

Të premten herët në mëngjes, lajmet nga Las Vegas raportojnë se policia ka arrestuar 60-vjeçarin Dawyne Davis për vrasjen e Tupac Shakur. Sipas asaj që qarkullon, i dyshuari ka qenë ish-kreu i bandës South Side Compton Crips dhe sipas konkluzionit të Autoriteteve, është ai që ka urdhëruar ekzekutimin e Tupac dhe shkak ka qenë hakmarrja.
Bazuar në atë që është zbuluar deri më tani, ka pasur pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë Tupac Shakur dhe Suge Knight, kreu i Death Row Records duke rrahur Orlando Anderson në një kazino pak para vrasjes.
Një shënim i vogël këtu, Orlando Anderson nuk ishte një djalë i rastësishëm, por nipi i Dwayne Davis.
Pas disa hetimeve policore, çështja u rihap në vitin 2018 me informacione të reja që vërtetonin se Davis ishte brenda Cadillac-ut të bardhë kur të shtënat fatale qëlluan makinën e Tupac.
Çështja është hapur dhe në ditët në vijim ish-kreu i bandës Crips do të jetë në gjykatë për një çështje që ka 30 vite në hije. A do të jetë ky kapitulli i fundit në vrasjen e pazbardhur të Tupac Shakur, apo do të jemi sërish në rrugë pa krye? Koha do të tregojë.
Bota
Sulmet nga SHBA-të, Venezuela kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB
Ministri i Jashtëm Yván Gil Pinto tha se Venezuela ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj vendit.
Ai tha se asnjë sulm nuk do të mbizotërojë kundër forcës së këtij populli.
“Pas këtyre zhvillimeve dhe tensioneve në rritje Venezuela ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj vendit. Asnjë sulm frikacak nuk do të mbizotërojë kundër forcës së këtij populli, i cili do të dalë fitimtar”, tha Ministri i Jashtëm Yván Gil Pinto.
Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se sulmi është kryer nga SHBA-të dhe se Nicolas Maduro së bashku me gruan e tij janë kapur dhe janë larguar nga vendi.
Bota
“Kapëm Maduron dhe bashkëshorten e tij”/ Zv.presidentja e Venezuelës pas deklaratës së Trump: Kërkojmë prova që janë ende gjallë
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez deklaroi se qeveria nuk ka informacion mbi vendndodhjen e presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, pas bombardimeve të ndodhura në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune nga SHBA-të.
Ajo u shpreh në një intervistë në televizionin shtetëror se autoritetet kërkojnë prova të menjëhershme për jetën dhe vendndodhjen e presidentit dhe bashkëshortes së tij.
Bota
Zelensky zotohet se Ukraina do ta vazhdojë luftën nëse bisedimet për paqe dështojnë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka këmbëngulur se, nëse nuk mund të arrihet marrëveshje diplomatike për përfundimit e luftës gjatë bisedimeve të tanishme për paqe, vendi i tij do të vazhdojë të mbrohet kundër pushtimit të plotë nga Rusia.
“Nëse Rusia i bllokon të gjitha këto, dhe, siç thashë, kjo varet nga partnerët tanë, pra nëse partnerët tanë nuk e detyrojnë Rusinë ta ndalë luftën, do të ketë një rrugë tjetër: të mbrohemi”, tha Zelensky më 3 janar, në prag të një jave tjetër të ngjeshur diplomacie.
Këto komente pasqyrojnë ato që udhëheqësi ukrainas i shprehu në fjalimin e tij të Vitit të Ri, kur theksoi se marrëveshja për paqe me Rusinë nuk mund të arrihet “me çdo kusht”.
“Çfarë dëshiron Ukraina? Paqe? Po. Me çdo kusht? Jo. Ne duam që lufta të përfundojë, por jo Ukraina të marrë fund”, tha Zelensky në fjalimin e tij televiziv.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në nëntor 2025 e shtyu Zelenskyn ta pranonte një propozim për paqe, i cili përmban 28 pika. Shumëkush e kishte vlerësuar këtë plan si shumë të favorshëm për Rusinë.
Ukraina dhe aleatët e saj evropianë – të udhëhequr nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania – u mobilizuan për ta hartuar një kundërpropozim, duke paraqitur përfundimisht një plan me 20 pika që përfshinte më shumë interesat e Kievit, veçanërisht sa i përket garancive të sigurisë dhe integritetit territorial.
Garancitë e sigurisë, rimëkëmbja ekonomike
Zelensky foli ndërsa këshilltarë të sigurisë nga 15 vende aleate u mblodhën në kryeqytetin ukrainas, ku shtjelluan hollësitë e planit të paqes që po zhvillohet, përfshirë garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën.
Pak hollësi u bënë të ditura nga ky takim, por negociatori ukrainas Rustem Umerov tha se pjesëmarrësit “diskutuan garancitë e sigurisë, pikat e planit të paqes, rimëkëmbjen ekonomike dhe çështjet ushtarako-politike”.
Umerov deklaroi se “për shumicën e qëndrimeve, 90 për qind e planit të paqes, tashmë është arritur pajtueshmëri; puna vazhdon për hollësitë”.
Zelensky, në fjalimin e tij të 31 dhjetorit, tha gjithashtu se marrëveshja “90 për qind është arritur”, por paralajmëroi se do të jetë e vështirë të arrihet pajtueshmëri për 10 për qindeshin e mbetur.
I dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, iu bashkua takimit përmes një video-lidhjeje, ndërsa përfaqësues nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian morën pjesë fizikisht.
Takimi do të pasohet nga të paktën dy takime të tjera të rëndësishme gjatë javës në vijim.
Më 5 janar, Ukraina do të presë një takim të shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve evropiane dhe të tjerëve.
“Takimi synon sigurimin e koordinimit shtesë të veprimeve me aleatët në dimensionin e sigurisë”, tha Umerov.
Macron premton angazhime “konkrete”
Të nesërmen, në Paris, presidenti francez, Emmanuel Macron, do të presë një takim të udhëheqësve evropianë. Macron tha në fjalimin e tij të Vitit të Ri se shtetet evropiane dhe aleatët e tjerë do të bëjnë zotime “konkrete” për sigurinë e Ukrainës gjatë bisedimeve.
Zelensky shprehu shpresën për një samit të udhëheqësve botërorë në Shtetet e Bashkuara deri në fund të janarit, për t’i diskutuar propozimet e paqes.
“Ne do të përgatitemi për një takim në Shtetet e Bashkuara në nivel udhëheqësish. Do të donim që e gjithë kjo të ndodhte në janar, deri në fund të janarit”, tha Zelensky.
Rusia nuk po merr pjesë drejtpërdrejt në bisedimet e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara apo evropianët, ndërsa Kievi kërkon garanci të forta që do të shoqëronin çdo marrëveshje të mundshme paqeje.
Trump “i pakënaqur” me udhëheqësin rus
Ndërkohë, më 3 janar, Trump shprehu zhgënjimin e tij me presidentit rus, Vladimir Putin, për vazhdimin e luftës në Ukrainë.
“Nuk jam i kënaqur me Putinin. Ai po vret shumë njerëz”, u tha Trump gazetarëve në resortin e tij në Florida. Trump e ka lavdëruar shpesh Putinin dhe ka thënë se beson se udhëheqësi rus është i interesuar për një marrëveshje paqeje.
-
Albania4 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania6 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK6 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 week agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK1 week agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports6 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK5 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
