Xhaka dëshiron t’i bashkohet Romës

 319 total views,  1 views today

Granit Xhaka dëshiron t’i bashkohet Jose Mourinhos në Romë patjetër, saqë po i bën trysni klubit të vet, Arsenal, ta ulë çmimin e shitjes.

Blerja e mesfushorit nga Kosova, i cili e përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, është kërkesë e veçantë e Jose Mourinhos, i cili e mori drejtimin e klubit italian muajin e kaluar.

Sipas Sky Sport Italia, bisedimet mes Romës dhe Arsenalit për Xhakën janë duke shënuar përparim.

Klubi londinez ia hodhi poshtë ofertën e parë prej 15 milionë eurove Romës, por besohet se topçinjtë e kanë ulur dukshëm çmimin e kosovarit, nga 25 milionë euro në 17.5 milionë euro.

Xhaka është duke luajtur rol të rëndësishëm në përparimin e bisedimeve, pasi po i bën trysni Arsenalit ta lejojë t’i bashkohet Mourinhos në Stadiumin Olimpik.

Xhaka është i lidhur me Arsenalin deri në verën e vitit 2023. Ai është pjesë e klubit londinez që nga viti 2016.

Arsenali i pati paguar plot 45 milionë euro për ta blerë Xhakën nga Borussia Monchengladbach. 

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •