Zaev: Emrat e zëvendësministrave, nesër në Kuvend

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Zoran Zaev nga Kumanova deklaroi se është i gatshëm të dorëzojë në Kuvend emrat e kandidatëve për zëvendësministra nesër ose pasnesër, sapo Kuvendi të jetë gati. Megjithatë, më vonë Zaev tha se akoma nuk i ka vërtetuar emrat sepse bën intervista me kandidatët.

“Procedura për verifikimin e emrave të tyre vazhdon dhe jemi nga fundi. Siç shoh, Parlamenti i formoi trupat punues, komisionet janë zgjedhur që të mundet më tej të dimensionohen seancat. E dini se kishim një deputet që për arsye shëndetësore nuk ishte prezent. Ai tashmë është kthyer në punë dhe kemi një deputet, mandati i të cilit duhet të verifikohen. Unë jam i gatshëm, nesër ose pasnesër, edhe pse do të jem në rrugë, gjithçka është e gatshme që të mund t’i dorëzojë propozimet në Kuvend kurse Kuvendi me siguri pas datës 20 do t’i vendosë në rend dite që të kenë mundësi deputetët të lexojnë biografitë. Nuk mund t’i them emrat sepse akoma nuk i kam vërtetuar deri në fund me partnerët. Disa nga partitë i kanë dhënë emrat e tyre por unë si mandatar nuk jam deri në fund i përgatitur sepse akoma bëj intervista me kandidatët”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Share This Article