Zbardhet lista e LDSH-së, Murrizi kandidon në 4 qarqe

albnews
By
1 Min Read

Partia e Myslym Murrizit, Lëvizja Demokratike Shqiptare (LDSH) ka zbardhur listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetari Murrizi ka vendosur të shfrytëzojë mundësinë që i jep kodi i ri zgjedhor dhe do të kandidojë në 4 qarqe, konkretisht Korçë, Elbasan, Fier, Tiranë.

Kujtojmë se ditën e sotme përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit pranë KQZ-së.

Deri më tani listat në KQZ i kanë dorëzuar Jozefina Topalli, Monika Kryemadhi dhe Edmond Stojku.

Share This Article