ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik 5 hours ago
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin 7 hours ago
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse 7 hours ago
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në 7 hours ago
Gjyqet me juri u anuluan për krime me dënime më pak se tre vjet 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Zbulimi amerikan: Rusia ka në plan të fabrikojë një pretekst për të sulmuar Ukrainën

albnews by albnews
3 February, 2022
in Bota
0
A është vërtet gati Rusia të pushtojë Ukrainën?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara kanë informacione zbulimi sipas së cilave Rusia ka hartuar një plan për fabrikimin e një preteksti për pushtimin e mundshëm të Ukrainës, njoftojnë gazetat New York Times dhe Washington Post, duke cituar persona që janë në dijeni të kësaj çështjeje.

New York Times njofton se plani i Rusisë përfshin përdorimin e një videoje të rreme ku inskenohet një sulm që Moska do ta paraqesë si të kryer nga ushtria ukrainase, ose në territorin rus, ose kundër banorëve mbështetës të Rusisë në Ukrainën lindore.

RelatedPosts

“Do i ndalojmë Kievit daljen në det, Putin kërcënon këdo: Nëse Europa do luftë, jemi gati

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Gazeta njofton se plani, që Shtetet e Bashkuara shpresojnë ta parandalojnë duke e bërë publik, ka si objektiv, që videoja të përdoret për ta akuzuar Ukrainën për “gjenocid”.

“Më pas (Rusia) do të shfrytëzojë indinjatën ndaj videos për të justifikuar ndërmarrjen e një sulmi, ose për t’i shtyrë udhëheqësit separatistë në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore, që të kërkojnë një ndërhyrje ruse”, thotë New York Times.

Sipas gazetës, zyrtarët amerikanë, nuk do të publikojnë asnjë provë të drejtpërdrejtë të planit rus, ose detaje se si mësuan për të, për të mos komprometuar burimet dhe metodat e tyre.

Fushata disinformuese ruse, që ka në qendër akuza të rreme për gjenocid ndaj Ukrainës, si dhe veprimet e fundit të parlamentit rus për të njohur qeverisjet e rajoneve separatiste në Ukrainë, janë në përputhje me përfundimet e zbulimit amerikan.

Ndërsa gazeta “Washington Post” njofton se administrata ka në plan ta bëjë të enjten publik këtë informacion sekret.

Gazeta citon burime që janë në dijeni të planit rus të thonë se ai është hartuar nga shërbimet ruse të sigurisë dhe është në fazat e përparuara të përgatitjes.

“Plani ka lidhje, por është një plan më vete nga komplotet e tjera që janë zbuluar nga shërbimet perëndimore të zbulimit, përfshirë vendosjen e sabotatorëve nga Rusia në Ukrainën lindore dhe një tjetër skemë për të cilën njoftoi muajin e kaluar qeveria britanike, që synonte destabilizimin e qeverisë dhe vendosjen në fuqi të një udhëheqësi pro-rus në krye të saj”, i thanë zyrtarët gazetës Washington Post.

Shtëpia e Bardhë tha muajin e kaluar se zyrtarët e zbulimit amerikan kanë arritur në përfundimin se Rusia kishte dislokuar operativë të saj në Ukrainën lindore të kontrolluar nga rebelët, për të kryer akte sabotazhi dhe për të fajësuar Ukrainën për një gjë të tillë, duke krijuar kështu një pretekst për ta pushtuar.

Rusia ka mohuar të ketë plane për pushtimin e Ukrainës, por ka grumbulluar mijëra trupa në kufirin me fqinjin e saj./voa/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

2 December, 2025
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

2 December, 2025
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

2 December, 2025
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

2 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result