Zbulohen objekte të periudhës ilire dhe romake buzë Shkumbinit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Buzë lumit Shkumbin janë zbuluar disa objekte antike që i përkasin periudhës ilire dhe romake.

“Rangersat tanë gjatë monitorimit të Zonave të Mbrojtura kanë zbuluar në afërsi të fshatit Sulzotaj, buzë lumit Shkumbin, disa objekte antike, të cilat iu dhanë për ruajtje Muzeut Historik Lushnjë”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Sipas specialistëve të fushës, paretet qeramike i përkasin periudhës qytetare ilire, ndërsa objekti tjetër është një tjegull të periudhës romake, ruajtur në gjendje shumë të mirë. Objektet janë ekspozuar në muze dhe nga tani mund të vizitohen nga të apasionuarit e historisë.

“Gjetjet historike në zonat natyrore, janë ofertë e shtuar e Zonave tona të Mbrojtura. Pranë të njëjtit vend ku u gjetën këto objekte, disa muaj më parë u identifikua nga specialistët  një urë romake. Sipas arkeologëve kjo urë lidhte Via Egnatia me Apoloninë”, shprehet Klosi./ATSH/

Share This Article