Arkeologët italianë kanë bërë një zbulim madhështor gjatë disa gërmimeve të kryera së fundmi. Mirëpo, ajo që u bëri më shumë përshtypje arkeologëve, ishte fakti se skeletet qëndronin përballë njëri-tjetrit dhe këmbët e tyre ishin të ndërthurura. Imazh ky, që i bëri skeletet të njiheshin si “Dashamirët e Valdaros”.
Studiuesit deklaruan se kur panë skeletet, u bëri shumë përshtypje ky imazh unik dhe romantik. Ky zbulim u përhap me shpejtësi në internet dhe ata morën nofkën “Dashamirët e Valdaros”. Fakti që u zbulua pak para festës së Shën Valentinit, kjo shkaktoi një reagim të veçantë.
Për shumë veta, pozicionimi i trupave solli në mendje historinë e Romeos dhe Zhulietës, të dashuruarit fatkeq, që patën një fund të parakohshëm dhe tepër tragjik. Gjatë ekzaminimit të Dashamirëve të Valdaros, arkeologët bënë një sërë zbulimesh të tjera interesante.
Së pari, çifti vdiq në periudhën neolitike, rreth 6000 vjet më parë. Skelete të varrosura në këtë mënyrë ishin të rrallë në neolitik, duke e bërë çiftin edhe më unik.
Gjetje të tjera ishin se këto skelete i përkisnin një çifti të ri. Ata ishin 20 vjeç kur vdiqën të dy. Skeletet nuk shfaqnin asnjë shenjë dhune dhe trupat e tyre ndoshta ishin vendosur në atë mënyrë pas vdekjes. Lartësia mesatare e të dyve ishte 1.58. Studiuesit e morën të gjithë sipërfaqen e tokës në muze, pa i ndarë skeletet.
Dy vjet pasi u zbuluan Dashamirët e Valdaros, arkeologët që punonin në varrezat e antikitetit të vonë në Modena, Itali, gjetën një palë tjetër skelete të varrosura dorë për dore, por ndryshe nga Dashamirët e Valdaros, këta skelete ishin në gjendje të keqe.
Megjithatë, një analizë e gjerë zbuloi se të dy skeletet ishin meshkuj. Por studiuesit thanë se ishte e pazakontë që njerëzit që kishin marrëdhënie homoseksuale të varroseshin së bashku në kohët e lashta.
Teoria e çiftit të të njëjtit seks po dobësohej kur dy burrat ishin të ngjashëm në moshë dhe u morën parasysh kushtet e periudhës. Arkeologët mendojnë se dy burrat ishin vëllezër, të afërm ose ushtarë që vdiqën së bashku në një betejë të kohës.