Zelensky për herë të parë në Tiranë: Rama mik i palëkundur! Sot samiti për Ukrainën! (AXHENDA)

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Tiranë. Nga fronti i luftës, Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, për të marrë pjesë në samitin për Ukrainën që mbahet sot.

Shqipëria si një mbështetëse e palëkundur e Ukrainës, zhvillon këtë samit me në fokus luftimet prej dy vitesh me Rusinë.

Fillimisht, Zelensky do të pritet rreth orës 09:00 në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama, ku do të zhvillohet një takim kokë më kokë. Më tej do takohen dy delegacionet që do të firmosin edhe një marrëveshje mes dy vendeve.

Punimet e samitit do të nisin në 11:00 në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici. Samiti përmbyllet në orën 13:30 me një konferencë për shtyp mes Zelenskyt dhe Ramës.

Axhenda e Samitit te Ukranes 
Ora 09:00 Presidenti Zelensky mikpritet nga kryeministri Edi Rama në kryeministri
Ora 09:05 Takim kokë më kokë kryeeministri Rama dhe Presidenti Zelensky
Ora 09:30 Takimi bilateral mes dy delegacioneve
Ora 10:10 Firmosja e marrëveshjes Shqipëri – Ukrainë
Ora 11:00 Doorstep dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)
Ora 13:00 Foto Familjare
Ora 13:30 Konferencë për shtyp

Një ditë më pas, 29 shkurt, në Tiranë do të mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Share This Article