Zelensky vjen në Tiranë, në aeroportin “Nënë Tereza’ e pret ministri Hasani e ambasadori ukrainas

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zbriti në aeroportin Nënë Tereza rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani i uroi mirëseardhjen presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 

‘Nder i madh për të pritur Presidentin Zelensky në Tiranë’ shkruan ministri duke shtuar ‘Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.

Zelensky u prit dhe nga ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov dhe ministrja e shtetit, Elisa Spiropali

Share This Article