Connect with us

Albania

“Zgjedhjet me probleme, u përdor administrata!” Miratohet me debat raporti për Shqipërinë në parlamentin e BE

Published

on

Me një shumicë të madhe prej 502 votash pro, 120 kundër dhe 64 abstenime, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Megjithatë kritikat e forta në debatin e ligjvënësve të BE-së nuk munguan. Duke përshëndetur përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësim në bllokun europian dhe përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027, deputetët kërkuan përmbushjen e prioriteteve si fuqizimi i pavarësisë së gjyqësorit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave themelore dhe rritja e lirisë së mediave. Një pikë problematike që zuri një pjesë të mirë të debatit në Parlamentin Europian ishte dhe gjuha konfrontuese mes partive politike, ndërsa pati kritika edhe për zgjedhjet e majit.

“Për të përmbushur qëllimin e saj për anëtarësim të plotë në BE deri në 2030-ën, është thelbësore të vazhdohet puna e mirë duke zgjeruar modelin ekonomik, duke krijuar vende pune dhe duke përmirësuar modelin e mirëqenies sociale, si dhe duke zbatuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse”, theksoi Andreas Schieder, Raportues për Shqipërinë në PE.

“Ne mirëpresim njohjen nga parlamenti të hapave të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në drejtimin e duhur në kontekstin e negociatave të pranimit. Ne mbështetemi te qeveria e Shqipërisë që të vazhdojë të ndjekë të gjitha reformat e nevojshme për të adresuar mangësitë e mbetura. Përballimi i kësaj sfide do të kërkojë përpjekje të fuqishme nga qeveria shqiptare, si dhe bashkëpunim krah për krah me opozitën në parlament dhe shoqërinë civile në përgjithësi. Zgjerimi është një projekt i të gjithë shoqërisë dhe do të nevojitet një mbështetje e plotë e të gjithë shoqërisë shqiptare për të arritur qëllimin ambicioz, por realist të Shqipërisë për të mbyllur të gjitha kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027”, deklaroi Marta Kos, komisionere e BE për Zgjerimin.

“Raportet e viteve 2023 dhe 2024 për Shqipërinë kanë nxjerrë në pah sfida të vazhdueshme. Zgjedhjet parlamentare në maj u zhvilluan në një mjedis thellësisht të polarizuar. Ka bojkote të shpeshta parlamentare, konfrontime të vazhdueshme dhe mungesë dialogu të vërtetë. Siç sapo dëgjuam, delegacioni ynë i vëzhgimit të zgjedhjeve i udhëhequr nga kolegu ynë, Michael Gala, konfirmoi se këto zgjedhje ishin konkurruese, por u dëmtuan nga abuzimi i burimeve publike dhe blerja e votave. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk arriti të sigurojë një fushë loje të barabartë. Rruga përpara kërkon më shumë sesa rregullime teknike. Ajo kërkon vullnet politik dhe konsensus të gjerë. Reforma e vërtetë nuk mund të vijë vetëm nga një parti. Ajo kërkon dialog, besim dhe përfshirje midis të gjitha forcave politike shqiptare”, u shpreh David Mcallister nga Partitë Popullore Europiane

Advertisement

Mes tjerash u përmend dhe mbështetja e madhe si nga BE ashtu edhe nga parlamenti i bllokut për pranimin e Shqipërisë, ndërsa vendi ynë u paraqit si favoriti për t’ju bashkuar unionit nga Ballkani Perëndimor. 

Continue Reading

Albania

Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton

Published

on

By

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, një masë që hyn në fuqi si pjesë e paketës së Buxhetit 2026.

Vendimi synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përcaktuar shuma konkrete shtesë që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj.

Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, fondi total për këtë skemë kap vlerën e 9.8 miliardë lekëve.

Si ndahen kategoritë dhe sa është shtesa?

Advertisement

Qeveria ka ndarë përfituesit në 5 kategori kryesore, bazuar në nivelin e të ardhurave mujore që ata kanë pasur deri në datën 31.12.2025:

Shtesën maksimale prej 1,800 lekë/muaj e përfitojnë të gjithë pensionistët që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.

Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë të plota (urbane), minatorët, punonjësit e naftës, gazit dhe metalurgjisë.

Advertisement

Shtesën prej 1,000 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë.

Këtu përfshihen pensionet e ish-kooperativave bujqësore dhe pensionet rurale (të fshatit).

Shtesën 800 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 22,000 lekë.

Advertisement

Në këtë grup përfshihen pensionet e pjesshme (urbane), pensionet sociale dhe ata që nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit.

Shtesën 700 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë, ku janë përfituesit e pensionit familjar, përfshirë familjet e pilotëve.

Ndërsa shtesën 600 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 30,000 lekë.

Advertisement

Këtu përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve të invaliditetit.

Kush përfiton tjetër?

Një pikë e rëndësishme e vendimit është se ky kompensim nuk prek vetëm pensionistët aktualë. Përfitojnë edhe personat që do të dalin në pension gjatë vitit 2026, me kusht që të ardhurat e tyre të mos kalojnë tavanet e përcaktuara më sipër. Megjithatë, ata që fitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2027, nuk do të jenë subjekt i këtij vendimi.

Advertisement

Vendimi saktëson gjithashtu se këto kompensime nuk do të preken (nuk do të ulen apo ndryshojnë) në rastet kur qeveria miraton indeksime të tjera të pensioneve në të ardhmen.

Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe pagesat do të shpërndahen përmes Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm

Published

on

By

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të vlerësuar financiarisht dhe moralisht disa nga emrat më të spikatur të jetës publike në Shqipëri, të cilët kanë lënë gjurmë ndër vite në fushat e artit, kulturës dhe sportit.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 13 personalitete do të përfitojnë “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”.

Masa e kësaj shtese është përcaktuar të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, një vlerësim maksimal që u bëhet këtyre figurave për kontributin e dhënë.

Në listën e miratuar spikasin emra të mëdhenj të humorit dhe teatrit si Agim Bajko dhe Aishe Stari, apo legjenda të futbollit shqiptar si Agustin Kola i Tiranës dhe Vasillaq Zëri i Flamurtarit.

Advertisement

Lista e plotë e përfituesve:

Agim Bajko – Aktor i njohur i humorit dhe satirës.

Agustin Kola – Ish-futbollist dhe trajner i shquar, ikonë e KF Tiranës.

Advertisement

Aishe Stari – Aktore e njohur, veçanërisht për kontributin në estradën e Durrësit.

Vasillaq Ruci – Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar.

Nikolin Gurakuqi – Regjisor i njohur operistik.

Advertisement

Shegushe Bebeti – Regjisore dhe figurë e rëndësishme e teatrit të kukullave.

Edera Alibegaj – Ish-basketbolliste e shquar.

Virxhil Karaja – Figurë e njohur e sportit.

Advertisement

Kujtim Vorpsi – Mjeshtër i imazhit/kinematografisë.

Kostandin Shkurti

Kostandin Kamberi- Aktor i njohur i humorit në estradën e Tiranës

Advertisement

Leonard Toska- Peshëngritës

Rapo Tao- Figurë legjendare e futbollit vlonjat

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të garantuar një trajtim dinjitoz për ata që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në skena dhe stadiume.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë në shesh te Kryeministria 

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, thotë se protesta e tij dhe mbështetësve të tij te Kryeministria, do të vazhdojë edhe në natën e ndërrimit të viteve.

“Krishtlindjet i hëngrëm këtu. Nesër Vitin e Ri, besoj, të jemi mirë me shëndet, do ta konsumojmë këtu dhe unë them që do jemi këtu gjatë dhe do rezistojmë për të dhënë një model proteste qëndrese”, tha Lapaj për A2 CNN.

Sipas tij, ky model do të bindë njerëzit të shtohen edhe më shumë në shesh, pas Vitit të Ri.

“Ata që thoshin “Ku janë numrat?”, ditën e shtunë besoj e morë një mesazh të qartë. Nuk ishin jashtëzakonisht shumë, po ishin shumë në raport me atë që nisi. Të mbledhësh sot 2000 qytetarë të lirë pa i detyruar, pa i marrë me kërcënim, pa i marrë me para, pa u ofruar vende pune dhe t’u ngjallësh shpresën, është një fillim i mirë dhe unë mendoj që ditën e diel do jemi shumë dhe mendoj që kjo që ka nisur do të përkthehet në një reagim të madh popullor në vazhdim përballë këtij regjimi hajdutësh me në krye Edi Ramën”,- është shprehur Lapaj.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Sports1 minute ago

Broja jep asist, por Burnley mundet nga Newcastle

Albania5 minutes ago

Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton

Albania9 minutes ago

Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm

Show - Biz11 minutes ago

Jennifer Lopez e lumtur dhe e lirë pas ndarjes nga Ben Affleck: Fokus tek puna dhe fëmijët

Show - Biz13 minutes ago

Dasmë për 80-vjetorin! Këngëtarja “Cher” do kurorëzohet përsëri, partneri i saj 40 vite më i ri: S’më intereson mosha…

Bota16 minutes ago

Raporti amerikan zbulon se sa armë bërthamore zotëron Kina dhe a mund të sulmojë SHBA-të!

Bota18 minutes ago

VIDEO/ Alarm pranë Stambollit, 2 anije cisternë përplasen mes tyre në Detin e Marmarasë!

Bota21 minutes ago

Kina rrit tensionet: Lëshon raketa drejt Tajvanit dhe rrethon ishullin me luftanije 

Albania25 minutes ago

Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë në shesh te Kryeministria 

Popular42 minutes ago

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon

Popular44 minutes ago

Muaji i parë i vitit duket premtues për pasuri dhe bollëk: Ja shenjat që do të kenë sukses financiar këtë janar 

Albania46 minutes ago

Ngjarja e rëndë në Pogradec, kush është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec, kishte njohje familjare me të miturën

Albania48 minutes ago

Nga arrestimet e nivelit të lartë te besueshmëria publike, analisti: SPAK “personazhi” i vitit 2025

Albania51 minutes ago

Vendimi, Policia e Shtetit shpërblen efektivët me 30 mijë lekë të reja në fundvit

Kosova9 hours ago

Gjenden të vdekur dy persona në një vilë në Pejë

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania10 hours ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK10 hours ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK22 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Albania23 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

rajoni23 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Trending