Zidane pas fitores ndaj Liverpoolit: Reali gjithmonë kërkon më shumë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se skuadra e tij është e uritur për më shumë sukses, pasi e eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampionëve të mërkurën.

Real Madridi e siguroi një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, megjithëse barazoi 0:0 në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Anfield, pasi e kishte fituar 3:1 ndeshjen e parë në shtëpi.

Skuadra e Zidane u mbrojt pothuajse tërë kohën në Anfield, duke e pasur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë.

“Ne e dinim se do të vuanim dhe ne e prisnim Liverpoolin ta niste ndeshjen fuqishëm në 15 minutat e parë”, tha Zidane pas ndeshjes.Reklamë

“Kjo është normale, sepse ishte çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Në fund ne kaluam tutje dhe jemi shumë të lumtur”, shtoi ai.

Zidane beson se ekipi i tij është i etur për trofe, tani që është bindshëm në garë për titull në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

“Ne jemi të bashkuar dhe ekipi gjithmonë kërkon më shumë. Ne nuk kemi fituar ende asgjë por jemi shumë gjallë në dy gara”, theksoi ai. 

Share This Article