Zjarr në një autobus në Zvicër, 6 të vdekur dhe disa të plagosur! Dyshime se dikush i vuri flakën vetes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot
[vplayer id=”181117″]

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e të martës në Zvicër ku kanë humbur jetën 6 persona. Viktimat kanë ndërruar jete pasi një autobus në Coeur d’Alene u përfshi nga flakët. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë.

Videot e postuara paraqesin një automjet të përfshirë nga flakët dhe të shkatërruar plotësisht. Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë Keystone-SDA se është ende shumë herët për të bërë ndonjë vlerësim në lidhje me shkaqet e zjarrit.

Një hetim është duke u zhvilluar, ndërsa dëshmitë flasin për një person që i vuri flakën vetes pasi derdhi lëng të ndezshëm mbi vete brenda autobusit.

Zona ku ndodhi incidenti është rrethuar nga autoritetet, ndërsa policia po u bën thirrje qytetarëve të mos i afrohen vendit të ngjarjes.

Share This Article