Zjarri te pallati pranë QSUT, merren në pyetje 5 fëmijë

albnews
By
1 Min Read

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët për llogari të hetimit të zjarrit në pallatin pranë QSUT.

Fëmijët e pyetur janë regjistruar nga kamerat e sigurisë pranë koshit me kartona, që dyshohet të ketë qenë vatra e zjarrit. Pyetja e të miturve, banorë të pallatit, është bërë në prani të psikologëve dhe prindërve.

Ata kanë treguar se nuk bënë asgjë me paramendim. Ata kanë prerenduar se kanë parë pranë koshit me kartona një vazo që nxirrte tym.

Sipas burimeve pranë grupit të hetimit, ende nuk ka përfunduar aktekspertimi shkencor mbi shkakun e zjarrit.

Deri më tani, për ngjarjen janë duke u hetur në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna për “shkelje të rregullave për mbrojtjen nga zjarri”. 

Share This Article