2-vjeçarja në Spanjë gjen vdekjen nga temperaturat ekstreme, u harrua në makinë nga familjarët

Share

Një ngjarje tragjike ka tronditur Spanjën, ku një vajzë dyvjeçare humbi jetën pasi u harrua padashje për disa orë në makinën e babait të saj, mes temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.Ngjarja ndodhi në qytetin Brión, në rajonin e Galicias, në veriperëndim të Spanjës. Sipas mediave spanjolle, babai i fëmijës kishte çuar mëngjesin e së mërkurës fëmijën tjetër në shkollë dhe më pas duhej të dërgonte vajzën e vogël në çerdhe, por u shpërqendrua nga një telefonatë dhe shkoi direkt në punë, duke harruar foshnjën në automjet.

Temperaturat e larta dhe qëndrimi për disa orë brenda makinës rezultuan fatale për vogëlushen, e cila pësoi arrest kardiak.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit