Rama: Në Shqipëri nuk ka oligarkë!

albnews
By
2 Min Read

Edi Rama ka deklaruar këtë të hënë se në vendin tonë nuk ka oligarkë.

Gjatë fjalës së tij në takimin me përfaqësues të agroturizmit, duke folur për Paketën e Maleve, Rama u shpreh se, në Shqipëri nuk ka oligarkë, pasi sipas tij, oligarku është dikush që vendos, jo dikush që bën biznes dhe fiton.

Edhe pse në vendin tonë numërohen dhjetëra kulla, e leje ndërtimi që Rama u ka dhënë oligarkëve sërish mohon pafytyrësisht praninë e këtyre të fundit në vendin tonë.

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Oligarku është dikush që vendos, jo që bën biznes dhe fiton. Ky program është për ata që duan ta zhvillojnë tokën e tyre, të ndërtojnë një fermë, agrobiznes. Do kenë të gjithë mbështetjen tonë. Potenciali i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, mundësia për të nxjerrë më shumë të ardhura nga turizmi është shumë e madhe. Ne duhet të synojmë ata që konsumojnë shumë.

Agroturizmat mund të bëhen transformuesit në këtë drejtim. Po të shikosh listën e çmimeve, dhe shikon investimin, ti mendon se ky njeriu nuk e kupton se çfarë i bën biznesit të vet me çmimet që vë përpara. Është një tragjedi që i ka ndodhur jo pak vendeve dhe nga e cila duhet mësuar. Duhet të jemi të kujdesshëm, strategjikë. Kultura e shërbiimt, është buzëqeshje, krijimi tek tjetri i asaj që ne e kemi mikpritjen shqiptare”, – u shpreh Rama.

Share This Article