920 viktima dhe mbi 50 mijë të zhdukur nën rrënoja në Venezuelë

Share

Venezuela po përballet me një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda në historinë e saj moderne, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin me vetëm 39 sekonda diferencë. Bilanci vijon të rëndohet nga ora në orë, ndërsa autoritetet njoftojnë se numri i viktimave ka arritur në 920, ndërsa mbi 4 mijë e 300 të tjerë janë plagosur. Më shumë se 50 mijë persona rezultojnë të zhdukur.Spitalet po punojnë në kapacitet maksimal, ndërsa mijëra familje kanë mbetur pa strehë. Dëmtime të konsiderueshme janë raportuar edhe në aeroportin kryesor të vendit, duke vështirësuar mbërritjen e ndihmave humanitare. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të forcave të emergjencës.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit